Pas deportimit të shtetasve turq në fillim të vitit, sot në Kosovë vjen një zyrtar i lartë i Turqisë

  • 19 October 2018 - 09:53
Pas deportimit të shtetasve turq në fillim të vitit, sot në Kosovë vjen një zyrtar i lartë i Turqisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavu?o?lu, do të vizitojë Kosovën.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të presë në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavu?o?lu. Takimi mbahet në kabinetin e Presidentit, ora 18:30.

Kjo vizitë e ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, vjen pas deportimit-rrëmbimit të gjashtë shtetasve turq nga ana e institucioneve të sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me organet e Turqisë e cila ndodhi pranverën e këtij viti.

(Kosova Sot)