Bajrami: Kjo që po bën qeveria është për interesa të personave që financohen drejtëpërdrejt prej këtyre bizneseve

  • 19 October 2018 - 15:13
Bajrami: Kjo që po bën qeveria është për interesa të personave që financohen drejtëpërdrejt prej këtyre bizneseve
Deputetja Hikmete Bajrami tha se me këtë kërkesë të veten Qeveria dhe deputetët e pozitës, që po e mbështesin këtë plotësim ndryshim ligji, jo vetëm që po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve, porse prapa këtij veprimi fshihet edhe qëllimi për t'i dhënë edhe një punë tjetër Shkëlqim Devollit, atë të kontrollit të gazrave, sipas standardit Euro 4 - në zbatimin e ligjit."Më lejoni t'ju them të vërtetën, se kjo që po bën Qeveria aspak nuk është duke u bërë në emër të qytetarëve, është thjesht për interesa të ngushta biznesore, për interesa të ngushta të personave, të cilët financohen drejtpërdrejt prej këtyre bizneseve", potencoi ajo.