Shqiptari: Një ditë pune me kokainë në Itali, fitoj sa për 1 muaj në atdhe

  • 19 October 2018 - 15:28
Shqiptari: Një ditë pune me kokainë në Itali, fitoj sa për 1 muaj në atdhe

Shqiptari nuk e ka mohuar se çfarë bënte, madje ka treguar se nuk kishte shumë që kishte mbërritur në Itali.

Një shqiptar u kap mat teksa shiste kokainë në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se në pranga kanë vënë një shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, i cili tashmë ka përfunduar në burg.

Në momentin e arrestimit ai është gjetur me dozat e bëra gati për shitje dhe me 1 mije euro në xhep.

Shqiptari nuk e ka mohuar se çfarë bënte, madje ka treguar se nuk kishte shumë që kishte mbërritur në Itali.

“Me një ditë punë këtu, fitoj aq sa nuk i marr për një muaj në Shqipëri”- ka thënë shqiptari.

Ai ka treguar më tej se një dozë e shiste 60 euro dhe kishte klientë, të moshave nga 17 deri në 55 vjeç dhe me profesione të ndryshme, përfshirë edhe studentë.

Image

(Kosova Sot)