Burjani: Të gjithë në "sitë"

  • 19 October 2018 - 15:54
Burjani: Të gjithë në
 Sipas profesorit të së drejtës, Blerim Burjani, në sitën e verifikimit, dekriminalizimit dhe VETTINGut duhet të futen të gjithë, me prioritet ata që dyshohen për krime."Të gjithë ata që kanë bërë krime makabre duhet të marrin dënimin e merituar. Është e tmerrshme të shihen se si shëtisin përdhunuesit në liri nëpër Kosovë. Do të duhej që Serbia të obligohet ndërkombëtarisht nga të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë dhe nga BEja, edhe nga SHBA-ja që t'i nxjerrin ata para ligjit", u shpreh ai. "Sa u përket institucioneve të Kosovës, është e papranueshme që kriminelët serbë të jenë pjesë e tyre, sikurse që nuk do të duhej lejuar të shëtisin lirshëm edhe nëpër Serbi. Është e pakuptimtë se si deri më sot nuk ka ndonjë reaksion të fuqishëm nga mekanizmat ndërkombëtarë për ngjarjet kriminale që kanë ndodhur gjatë luftës këtu në Kosovë. Është e çuditshme po ashtu që deri tash nuk ka asnjë reaksion të brendshëm policor për të ndjekur kriminelët e luftës, kriminelët serbë në Kosovë dhe në Serbi, për të cilët duhet një ndjekje e pandërprerë nga Interpoli", tha Burjani për "Kosova Sot".