Zbulohen monedhat e mbretit britanik me fjalët “Allah” në to

  • 19 October 2018 - 16:22
Zbulohen monedhat e mbretit britanik me fjalët “Allah” në to

Një ekspozitë ka zbuluar se një mbret mesjetar në Britani nxirrte monedha ari me fjalët arabe në to, që thoshin “Nuk ka Zot përpos Allahut një”.

Mbreti Offa i Mercias, që sundoi mes viteve 757 dhe 796 pas Krishtit, prodhoi qindra dinarë ari që mbanin emrin dhe deklaratën e besimit islam.

Ai konsiderohet si mbreti anglo-sakson më i fuqishëm, para Alfredit të Madh, sundimi i të cilit shtrihej jashtë Mercisë në mbretëri si Kent, Sussex dhe Wessex.

Sunduesi i krishterë bënte tregti me Evropën dhe Mesdheun, duke përfshirë edhe Spanjën e atëhershme myslimane.

 

Kjo e shpjegon edhe më mirë arsyen pse ky mbret prodhonte monedha të tilla. Dr. Alison Hudson, bashkë-autor i ekspozitës së re të Librarisë Britanike, tha: “Ai që i bëri këto para anglo-saksone duket qartë se nuk e kuptonte arabishten”.

“Mbishkrimi arab është i vendosur nga poshtë-lartë, në lidhje me emrin Offa, dhe ka dëshmi të bollshme që tregojnë se Offa ishte i krishterë, jo mysliman”.

“Në fakt, monedhat e arit mund të jenë një nga 365 monedhat e arit që Offa raportohet se ia dërgoi Papës në Romë. Monedhat tregojnë rëndësinë dhe ndikimin e lidhjeve tregtare mes mbretërive anglo-saksone dhe mesdhetare gjatë kësaj periudhe”.

 

(Kosova Sot)