Isa Mustafa nuk e di me kë takohet (Foto)

  • 03 September 2015 - 21:02
Isa Mustafa nuk e di me kë takohet (Foto)

Dhjetë ditë më parë (21 gusht 2015), Qeveria e Kosovës ka dërguar një njoftim ku thotë se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa priti shefin e ri të misionit të FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen.

E sot (03 shtator), sërish ka dërguar një njoftim ku thuhet se Mustafa priti në takim shefin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën, Jacques Miniane.

Asnjë shpjegim më shumë apo më pak nuk jepet për ta në njoftimet e Qeverisë.

Por, Ruud Vermeulen është përfaqësuesi i FMN-së në Kosovë i cili nga korriku i këtij viti zëvendëson Frank Lajkwik. Misioni i tyre në Kosovë është një vit.

Ndërsa, Jacques Miniane është udhëheqësi i Misionit të FMN-së për Kosovë, që vepron në kuadër të Departamentit Evropian, transmeton lajmi.net.

Ky  i fundit, në Kosovë vjen vetëm për të parë punët nga afër dhe për takime.