KAPITI: POLICIA E POLITIZUAR!

  • 19 October 2018 - 17:07
KAPITI: POLICIA E POLITIZUAR!

Ndërsa, eksperti i sigurisë, Skënder Kapiti, mendon se, përderisa është i domosdoshëm dhe jetik VETTING-u për sistemin e drejtësisë dhe për politikën në Kosovë, automatikisht VETTING-ut do t'i nënshtrohej edhe Policia."Përderisa drejtësia në Kosovë, ashtu sikurse edhe në Shqipëri, zgjidhet sipas preferencave të politikës, në atë shtet të tillë edhe Policia nuk mund të jetë e depolitizuar", theksoi ai. Sipas Kapitit, edhe policit më të thjeshtë, e jo më atyre të graduar në poste kyçe, emërimi i vjen me urdhër nga pushteti politik, nepotik e korruptiv, dhe nuk merret shumë për bazë kriteri i aftësive dhe ai i profesionalizmit."Në Shqipëri dhe në Kosovë, ashtu sikurse edhe në sferat e tjera institucionale e administrative, edhe në Polici: me punësimin, emërimin dhe gradimin në poste e grada, si kritere kryesore janë devotshmëria dhe besnikëria partizane, njohja, miqësia dhe ryshfeti e korrupsioni", tha Skënder Kapiti për "Kosova Sot".

 

(Kosova Sot)