“Njeriu ujk”, me 60 mijë qime në fytyrë

  • 03 September 2015 - 21:10
“Njeriu ujk”, me 60 mijë qime në fytyrë

Me më shumë se 60000 qime në fytyrën e tij dhe me një karrierë si pjesë e një programi që organizohet me emrin e tij, nuk ka dyshim se Jesús 'Chuy' Aceves është paksa më ndryshe sesa të tjerët, transmeton Kosova Sot Online.

Por, derisa njeriu i njohur si “njeriu ujk” meksikan mund të jetë i famshëm për veçantinë e tij, pamja e tij jo e rëndomtë atij dhe familjes së tij i ka shkaktuar vështirësi për shkak të diskriminimit dhe keqtrajtimit. Më shumë se dhjetë anëtarë të familjes së gjerë të Jesús-it vuajnë nga kjo sëmundje tepër e rrallë.

Image

Diskriminohen në të gjitha fushat e jetës

E quajtur hipertrikoza kongjenitale, kjo sëmundje nënkupton se personi lind me një numër më të madh të qimeve në fytyrë dhe trup.

Për shkak të pamjes së tyre, ata vuajnë nga diskriminimi në të gjitha fushat e jetës. Subjekt i një filmi të ri dokumentar, “Chuy, The Wolf Man”, të bërë nga Eva Aridjis, Jesús kaloi fëmijërinë e tij me nofkën “Njeriu i vogël ujk”.

Image

 

 Kjo sëmundje është tepër e rrallë

I rritur në Loreto, në veriperëndim të Meksikës, Jesus tregon se qysh në moshën 13-vjeçare kishte filluar që të punonte në cirkus.

Regjisorja e filmit dokumentar, Aridjis, thotë se jeta që bëjnë anëtarët e kësaj familje nuk është e lehtë. Ata ballafaqohen me përqeshje në shkollë, me braktisje nga familjarët “e shëndoshë”, diskriminohen në vendin e punës, etj. Edhe nëse ia arrijnë që të gjejnë punë, ata angazhohen vetëm nga cirqet e ndryshme.

Tani Jesús ka familjen e vet, tri vajza, ku që të tria vuajnë nga kjo sëmundje. Kjo sëmundje është tepër e rrallë, por vetëm në këtë familje deri tani janë shënuar 30 raste.

(Kosova Sot)