Mediat amerikane shkruajnë rreth dallimit të Uashingtonit dhe Berlinit për çështjen e kufijve

  • 19 October 2018 - 17:34
Mediat amerikane shkruajnë rreth dallimit të Uashingtonit dhe Berlinit për çështjen e kufijve

Gjermania e kancelares Angela Merkel dhe Shtete te Bashkuara të Amerikës kanë qëndrime të ndryshme për sa i përket planit për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përgjatë vijave etnike. Berlini zyrtar shqetësohet se një gjë e tillë do të nxiste dhunë, ndërsa Washingtoni sheh rrezikun e mbajtjes së situatës të pa ndryshuar.

Siç shkruan mediumi amerikan ‘Bloomberg”, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq, janë së bashku në promovimin e idesë së tyre për shkëmbim të territoreve si zgjidhje për normalizimin e raporteve ndërmjet dy shteteve dhe hapjes së perspektives Evropiane për të dy vendet.

Kancelarja Merkel e ka kundërshtuar një plan të tillë, duke thënë se një gjë e tillë do të nxiste tensionet ndëretnike në Evropë dhe do të trazonte rajonin, por megjithatë Vuçiq dhe Thaçi kanë provuar të gjejnë përkrhaje ndërkombëtare diku tjetër.

“Ne jemi vërtet të shqetësuar në rrugën se ku ka hyrë dialogu. Ideja për prekje të territorit nuk është zgjidhje për asgjë”, ka thënë top-diplomatja gjermane Sabine Stoher përgjatë Forumit për Siguri në Beograd.

“Ne nuk besojmë se një ide e tillë do të dërgonte në një zgjidhje të qëndrueshme. Fokusimi në territore do ta fuste dialogun në një qorrsokak”, ka vazhduar ajo.

 Ndërsa BE-ja e ka bërë të qartë se asnjë shtet nuk mund të bëhet anëtar përderisa ka të pa zgjidhura çështje të cilat kanë të bëjnë me territorin dhe kufijtë.

Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës shqetësim mbetet vazhdimi i situatës së pa ndryshuar, edhe pse nuk përkrahin idenë për ndryshime të kufijve.

“SHBA-ja nuk është pro ndryshimit të kufijve, por shqetësohemi nëse gjërat vazhdojnë të mbeten të pa ndryshuara”, ka deklaruar ambasadori amerikan në Beograd, Kylë Scott.

SHBA-ja thotë se të dy liderëve të shteteve duhet t’iu jepet një kohë e mjaftueshme për të gjetur një zgjidhje të implementueshme dhe të qëndrueshme.

 

(Kosova Sot)