Arrestohet një person në objektin e Prokurorisë Themelore të Pejës

  • 19 October 2018 - 17:39
Arrestohet një person në objektin e Prokurorisë Themelore të Pejës

Prokuroria Themelore në Pejës, gjatë ditës se djeshme ka ndaluar L.R, nën dyshimin e bazuar se i njëjti kishte kanosur të dëmtuarën V.M, të cilën dyshohet se e kishte marr nga shteti i Malit të zi me qëllim që kjo e fundit, të tërhiqet nga ndjekja penale ndaj tij, pranë kësaj prokurori, për dy veprat penale të “Kanosjes”.

Prokuroria Themelore në Pejë kundër të pandehurit L.R. me datën 18.10.2018 kishte ngritur dy aktakuza, ku viktimë e këtyre rasteve ishte e dëmtuara V.M. dhe familjarët e saj.

“Më tu vërejtur ky fakt, prokurori i çështjes menjëherë ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit L.R. i cili gjendej në hollin e objektit të kësaj prokurorie dhe ndaj tij ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve për shkak të dyshimit të bazuar se kishte për të kryer sërish veprën penale “Kanosje” nga neni 185 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Po ashtu, ndaj të pandehurit, Prokuroria Themelore e Pejës, ka parashtruar kërkesën për caktimin të paraburgimit, mbi bazën e dyshimit se i njëjti mund të përsëris veprën e njëjtë penale në dëm të dëmtuarës dhe të ndikoj në rrjedhën normale të procedurës duke përgatitur mbrojtjen në favor të tij.

 

(Kosova Sot)