Eskalon situata: “Aida Dërguti, për që je e pafytyrë s’ma ka marrë mendja”

  • 19 October 2018 - 17:49
Eskalon situata: “Aida Dërguti, për që je e pafytyrë s’ma ka marrë mendja”

Ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali e quan të pafytyrë Aida Dërgutin, e cila është nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.

Dërguti ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe e para e cila filloj skandalin brenda VV-së, ku pastaj dolën nga kjo parti politike një grup i madh duke filluar nga deputetët e deri të anëtarët më të vogël.

Pas kësaj, ata formuan edhe një subjekt të ri politik, të emëruar Partia Socialdemokrate.

Tali, të pafytyrë e quan Dërgutin pasi kjo e fundit ka deklaruar se PSD-ja nuk po rrinë në Kuvend për të ia bë kurumin pozitës, por pse e kanë obligim ligjor.

“Hipokritja Aida Derguti: PSD nuk janë në sallë t’ia bëjnë kuorumin as pozitës, as për inati të opozitës, mirëpo sepse e kanë obligim kushtetues.

Që është kaq e paftyrë s'ma ka marrë mendja.

Bare heshtë mos shit moral, edhe ashtu e mban një karrigë në Kryesi të Kuvendit që s'takon!”, shkruan Tali në facebook.

 

(Kosova Sot)