Kriza e Thaçit, i mbesin vetëm Rama e Vuçiqi për planin e ndarjes

  • 20 October 2018 - 07:40
Kriza e Thaçit, i mbesin vetëm Rama e Vuçiqi për planin e ndarjes

"Tashmë Hashim Thaçi ka mbetur i vetmuar në idenë e tij për korrigjim të kufijve, gjegjësisht ndarje të Kosovës, dhe besnik vetëm ndaj Aleksandar Vuçiqit e Edi Ramës dhe agjentëve shqipfolës të tyre, të UDB-së. Përveç Serbisë e Rusisë, më askush nuk e mbështet Hashim Thaçin në idetë dhe rrugëtimin e gabuar politik. I fundit ishte ambasadori amerikan në Beograd, i cili e bëri të qartë para zyrtarëve të lartë serbë se nuk e mbështet idenë e ndryshimit të kufijve dhe as krijimin e shteteve monoetnike në Ballkan. Hashim Thaçi, duke e ndier veten të vetmuar dhe të tmerruar, ka filluar edhe të bëhet agresiv ndaj gazetarëve në mediumet e ndryshme", u shpreh Florim Zeqa për "Kosova Sot".

Duke parë polarizimin dhe ndarjen e madhe të faktorit ndërkombëtar rreth idesë së presidentit Hashim Thaçi për bisedimet me Serbinë dhe formulën e mundshme të arritjes së marrëveshjes finale, analistët politikë, deputetët e opozitës, por edhe qytetarët, theksojnë se trendët janë negativë rreth planit të Thaçit dhe se sipas të gjitha gjasave ai po mbetet i vetmuar në idenë e tij për korrigjim të kufijve, gjegjësisht ndarje të Kosovës. Me këtë projekt dhe ide ata theksojnë se Thaçi po mbetet besnik vetëm ndaj Aleksandar Vuçiqit e Edi Ramës dhe agjentëve shqipfolës të tyre, të UDBsë, dhe interesave pro ruse. Kjo bindje sa vjen e forcohet duke pasur parasysh edhe qëndrimin tash për tash zyrtar të SHBA-së, e cila, përmes ambasadorit amerikan në Serbi, përcolli mesazhin se SHBA-ja nuk e mbështet idenë e përcaktimit të kufijve, me qëllim që të këtë shtete etnikisht të pastra, dhe as agjentët rusë që veprojnë në territorin ë Serbisë. Sidoqoftë, presidenti Thaçi akoma nuk po tërhiqet nga plani i tij, por vazhdon akoma ta mbështesë agjendën ruso-serbe. Kjo shkarje e madhe e presidentit të Kosovës, sipas analistëve, ka bërë që t'i bije edhe reputacioni në fund të pusit, edhe pse ende financon e kontrollon një pjesë të madhe të medieve, portaleve dhe televizioneve, me paratë e mafio-oligarkëve të nëntokës kriminale në Kosovë, të cilat ia bëjnë zëdhënësin e këtij plani. 

Presidenti në fund të pusit

Analisti politik Florim Zeqa thekson se, edhe përkundër faktit se Thaçi ende financon e kontrollon një pjesë të madhe të medieve (portaleve dhe televizioneve) me paratë e mafio-oligarkëve të nëntokës kriminale në Kosovë, të cilat ia bëjnë zëdhënësin në baza ditore, imazhi dhe reputacioni i Hashim Thaçit kanë rënë në fund të pusit dhe jo vetëm, së fundmi është shndërruar në figurën më të urryer politike në Kosovë. "Si rezultat i kësaj, tashmë ka mbetur Hashim Thaçi i vetmuar në idenë e tij për korrigjim të kufijve, gjegjësisht ndarje te Kosovës, dhe besnik vetëm ndaj Aleksandar Vuçiqit e Edi Ramës dhe agjenteve shqipfolës të tyre të UDB-së. Përveç Serbisë e Rusisë, më askush nuk e mbështet Hashim Thaçin në idetë dhe rrugëtimin e gabuar politik. I fundit ishte ambasadori amerikan në Beograd, i cili e bëri të qartë para zyrtarëve të lartë serbë se nuk e mbështet idenë e ndryshimit të kufijve dhe as krijimin e shteteve monoetnike në Ballkan. Hashim Thaçi, duke e ndier veten të vetmuar dhe të tmerruar, ka filluar edhe të bëhet agresiv ndaj gazetarëve në mediumet e ndryshme televizive", u shpreh ai."Është mirë që ka filluar të vetëdijesohet edhe popullata nga veprimet antishtetërore të Hashim Thaçit, i cili për interesa të tij personale, respektivisht për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale, po lobon me para të buxhetit të shtetit, gjegjësisht me para të qytetarëve të varfër që t`ia falë Serbisë afro 1/3 e territorit të Kosovës Hashim Thaçi, si një manipulator i rrezikshëm, po insiston me ngulm që të realizojë idenë e kamotshme të Serbisë për ndarjen e Kosovës dhe jo vetëm, ai do të jetë në gjendje të bëjë edhe pazare të tjera në interes të Serbisë, duke rrezikuar sovranitetin, integritetin dhe deri edhe ekzistencën e vetë Republikës së Kosovës", tha Zeqa për "Kosova Sot".

Të humbur në Bruksel

Sipas analistit politik Hysni Aliu, vetë dorëheqja e David Philips, veç sa e ka shtuar besimin ndaj SHBA-ve, por në anën tjetër edhe e ka shtuar turpërimin tonë për arsye të mungesës së identitetit shtetformues dhe mungesës së llogaridhënies nga pushtetarët. "Që nga viti 2013 kemi parë vetëm mashtrim në bisedimet e Brukselit dhe unë besoj që shkaqet e kësaj gjendje, përveç në Kosove duhet të kërkohen edhe në Bruksel. Heqja e vijave të kuqe nga Brukseli, që u bë me kërkesën e Serbisë, dhe ofrimi i mundësisë për serbët e Kosovës që të shkruajnë vetë statutin e asociacionit dhe të njëjtin të ja dërgojnë Brukselit, i hoqi Kosovës sovranitetin e jashtëm dhe të brendshëm. Faji ynë është që kemi vrapuar verbërisht prapa politikës së Brukselit, e cila sa është mashtruese aq është edhe shkatërruese për Kosovën. Heqja e vijave të kuqe në bisedime do të thotë që Kosova mund të kërkojë nga Serbia çka të dojë dhe në realitet s'mund të marrë asgjë, kurse Serbia kërkon çka të dojë nga Kosova", u shpreh ai."Në këtë situatë, kur Kosova pranon të vërë në diskutim pavarësinë e vendit nën presionin e Brukselit, asaj si mbeti tjetër veçse të dalë me një alternativë të tillë, siç është korrigjimi i kufijve, e cila është një kërkim i baraspeshës në raport me kërkesat e Serbisë. Kosova është humbëse, sepse ka lejuar heqjen e vijave të kuqe", vijoi më tej Aliu."Unë besoj që ne, shqiptarët, jemi duke gabuar kur po koncentrohemi vetëm te presidenti Thaçi. Ne duhet të koncentrohemi urgjentisht edhe në disa çështje tjera, si: 1. Kundërshtimin e ndarjes së Kosovës; 2. kundërshtimin e asociacionit të komunave serbe ( asociacion një etnik s'duhet të ketë, sepse kjo do të thotë ndarje e Kosovës); 3. Zëvendësimi i këtyre pushtetarëve", tha Aliu për "Kosova Sot". Ai vlerëson që kjo situatë do të vazhdojë si e tillë përderisa të ndërrohen rregullat e dialogut në Bruksel. Për mendimin dhe vlerësimin e analistit Gani Qarri, Hashim Thaçi në idenë e tij të rrezikshme për korrigjim të kufijve, gjegjësisht ndarje të Kosovës, përfundimisht ka ngelur aq i vetmuar dhe kundërthënës saqë po del hapur edhe kundër doktrinës euroatlantike të formimit të shtetit të Kosovës, duke u shndërruar në mbështetës të interesave ruse dhe besnik të verbër të Aleksandar Vuçiqit e Edi Ramës, si dhe agjentëve shqipfolës të UDB-së."Siç e theksoi David Philips dhe e vërtetoi edhe ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, SHBA-ja nuk mbështet idenë e ndryshimit të kufijve me qëllim që të ketë shtete etnikisht të pastra, as agjendat ruse që veprojnë në territorin e Serbisë", u shpreh ai."Sot çuditërisht vetëm Hashim Thaçi punon me këmbëngulje për interesat e Serbisë në Kosovë dhe agjendën ruso-serbe në Ballkan. Ndaj me largimin e këshilltarit David Philips dhe deklarimeve të ambasadorit të SHBA-së në Beograd, reputacioni kontrovers i kuislingut Hashim Thaçit përfundimisht ka rënë në fund të pusit, edhe pse ai ende financon e kontrollon një pjesë të madhe të medieve (portaleve dhe televizioneve) me paratë e mafio-oligarkëve të nëntokës kriminale në Kosovë, të cilat janë vërë plotësisht në shërbim të tij dhe bëjnë zëdhënësin në baza ditore", tha Qarri për "Kosova Sot", por duke besuar që ky projekt po shkon drejt rrugës së dështuar.

 

Përçarësi i skenës politike

Sipas politologes Liridona Bilsimi, Hashim Thaçi është një person që gjatë gjithë kohës ka qenë përçarës i skenës politike, prandaj ai nuk mund të jetë unifikues as në postin e presidentit, sepse deri më tani jo vetëm se nuk ka dhënë prova se është unifikues, por edhe ka krijuar një mosbesim të madh jo vetëm në mesin e partive opozitare, por edhe tek shoqëria në përgjithësi."Thaçi të gjithë i ka mashtruar dhe i ka mundur politikisht pa ndërgjegje dhe me askënd nuk ka qenë mik, prandaj edhe nuk ka mbetur për t'u parë si njeri i mirë në skenën politike të shtetit, duke mbetur i vetmuar në idenë e tij për korrigjim të kufijve, gjegjësisht ndarje të Kosovës, dhe besnik vetëm ndaj Aleksandar Vuçiqit e Edi Ramës dhe agjentëve shqipfolës të tyre, të UDBsë. Ai e ka humbur mbështetjen e qytetarëve, por idenë e tij nuk e përkrahin as deputetët e ish-partisë së tij, PDK-së, pasi që vlerësojnë se është një iniciativë e rrezikshme. Njësoj u shprehën edhe SHBA-të, përmes ambasadorit amerikan në Serbi, ku theksuan se SHBA-ja nuk e mbështet idenë e përcaktimit të kufijve, me qëllim që të ketë shtete etnikisht të pastra dhe as agjentët rusë që veprojnë në territorin e Serbisë", theksoi Bislimi për "Kosova Sot". Ajo shtoi se presidenti ynë kurrë s'ka qenë në gjendje më të rëndë politike sesa që është tash, sepse i ka rënë edhe ai pak besim që kanë pasur qytetarët, duke u mashtruar në të kaluarën e tij të luftës."Tani askush në Republikën e Kosovës nuk e mbështet presidentin në kauzën e tij, duke ditur tashmë të gjithë se qëllimi i vetëm i Thaçit është që të shpëtojë veten nga Gjykata Speciale. Këtë e dëshmojnë edhe qytetarët edhe anketa e Institutit Ndërkombëtar për Studime në Lindjen e Mesme dhe Ballkan (IFIMES), me qendër në Slloveni, se mbi 72.3 për qind e të anketuarve e vlerësojnë NEGATIVISHT e të dështuar punën e deritanishme të Hashim Thaçit si kryenegociator në dialogun me Serbinë në Bruksel", potencoi Bislimi për "Kosova Sot".

Qytetarët shpresojnë në ndërhyrjen e SHBA-së

Shpresa e vetme e qytetarëve të anketuar për ta shpëtuar shtetin e ri të Kosovës nga një pazar i madh i presidentit Thaçi, që ai të shpëtojë nga Gjykata Speciale përmes dhurimit të një pjese të territorit ndaj shtetit serb, është tek kundërshtimi dhe ndërhyrja e fuqishme amerikane, pasi që amerikanët ishin ata që i kërkuan kastës politike të Kosovës ta pranojnë Pakon e Ahtisarit si dokument bazik për formimin e shtetit të Kosovës, dokument i cili është inkorporuar edhe në Kushtetutë. Këtë e thotë edhe qytetari Albert Maloku. "Amerikanët edhe tani po e thonë qartë se e kanë pranuar Kosovën me këta kufij të tanishëm si shtet sovran dhe të pavarur me Kushtetutën e Ahtisarit, prandaj e mbështesin sit ë tillë këtë shtet dhe duan të kontribuojnë në zhvillimin dhe forcimin e tij demokratik, ligjor dhe ekonomik, për të shkuar kështu drejt integrimit të sigurt në BE", theksoi ai për "Kosova Sot". Kundërshtimi amerikan mbetet shpresë e vetme e ruajtjes së integritetit të pacenueshëm territorial të Kosovës, në përpjekjet për ndarje nga marrëveshja Thaçi Vuçiq, edhe sipas qytetarit tjetër Hakif Hamiti."Këta të dy e kanë bërë planin e tyre, ku është i përfshirë edhe Edi Rama, dhe qëllim e kanë copëtimin e territorit të Kosovës në emër të korrigjimit apo të shkëmbimit të pjesëve të caktuara të zonave kufitare, territorit të shtetit të Kosovës. Këtë skenar këta e kanë bërë tash e disa kohë, që sikur u raportua është bërë në takim sekret në qytetin e Nishit në Serbi dhe me këtë skenar këta janë duke biseduar dhe janë duke punuar që ta realizojnë me përpikëri. Mirëpo, ky popull mendoj që nuk duhet të durojë dhe të bëjë gjumin, duhet të ngrihen përsëri dhe ta kundërshtojnë këtë plan, edhe pse unë jam shumë optimist që SHBA-të do të ndërhyjnë në momentin e fundit dhe do ta parandalojnë një pazar të tillë, i cili po luhet vetëm për të shpëtuar Hashim Thaçi nga ndjekja e Gjykatës Speciale", vijoi më tej ai. Sipas Hamiti, qytetarët do të duhej të vazhdojnë t'i paraprijnë mbështetjes amerikanë në këtë çështje, duke dalë në kundërshtimin e vazhdueshëm të asaj që po e kërkon Hashim Thaçi.

BADALLLAJ:LAKU NË FYTIN E KREUT TË REPUBLIKËS

"Shpirtshituri Hashim Thaçi, për të mbuluar turpin e tij prej tradhtari, ka filluar tani të financojë me para të taksapaguesve dhe të buxhetit të shtetit disa paçavure dhe disa portale që lehin në shërbim të tyre. Kësaj nuk e mbeten pas as disa sahanlëpirës dhe puthadorësh edhe nëpër rrjete sociale, që e tregojnë veten shumë primitivë e qesharakë, që do të vjen shpejt dita që do të bëhen horë. Hashim Thaçi mbështetet edhe nga disa banda serbiane që ditë e natë bashkëpunojnë me ta dhe se këta mafio-oligarkë për interesa të tyre personale të kanaleve të nëntokës kriminale marrin para të majme nga ta dhe kështu janë bërë super milionerë, ndërkaq popullin e kanë lënë në mëshirën e fatit.Tashmë po shihet edhe reagimi i popullit, pra vetëdijesimi se e kanë kuptuar të gjithë se Hashimi i Brojës këtë po e bën për asgjë tjetër pos për interesa të tija personale, nga frika që i ka hyrë në palcë dhe i është afruar laku fytit nga Gjykata Speciale dhe për t´iu shmangur ose shpëtuar nga kjo ky dilenxhi nuk kursen paratë e shtetit dhe si mundohet t´i falë Serbisë gjymtyrë të tokave të Kosovës dhe atë jo më pak se 1/3 dhe nuk ka shumë kohë që edhe Malit te Zi i fali jo më pak se 8200 hektarë, si të ishte toka e babës së tij. Tani më së miri tregon edhe anketa e fundit që u bë nga IFIMES, me qendër në Slloveni, që punën e Hashimit të Brojës e futën në fund të pusit dhe se ky njeri nuk ka vepruar drejt dhe për interesa të qytetarëve të Kosovës, por vetëm për interesa të tija personale", tha Reshat Badallaj për "Kosova Sot". 

 

SALIHAJ: TA SHKARKOJMË PRESIDENTIN!

Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, thekson se me këtë plan që po kundërshtohet fuqishëm nga ndërkombëtarët, Thaçi po shkon drejt vdekjes politike, mirëpo ai akoma paraqet rrezik të madh për shtetin, prandaj nevojitet kujdes dhe kundërshtim në vazhdim ndaj planeve të tij deri në shkarkim nga pozita."Më në fund populli i Kosovës e pa fytyrën e vërtetë të Hashim Thaçit. Duhet thëne se deri më tash atij i ka besuar një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës, duke besuar se ai përfaqëson vlerat e luftës. Askush më shumë se Hashim Thaçi nuk ka abuzuar me gjakun e derdhur. Askush nuk e ka keqpërdorur më shumë gjakun e derdhur në luftë se Hashim Thaçi. Në periudhën e pasluftës askush nuk i ka bërë dëm më të madh Kosovës se Hashim Thaçi. Të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë nga Hashim Thaçi janë në dëm të Kosovës. Marrëveshja për Republikën 'Srpska' në formë të Asociacionit të Komunave Serbe është vepër e Thaçit. Marrëveshja për demarkacionin, me të cilin Kosova i humbi edhe 8200 hektarë tokë, edhe e humbi liberalizimin e vizave, përsëri është vepër e Thaçit. Askush nuk i ka bërë më shumë dëm Kosovës sesa Thaçi. Tash është fatbardhësi se shumica e panë fytyrën e vërtetë të Hashim Thaçit si njeri i Serbisë dhe po e kundërshtojnë copëtimin e ri të Kosovës. Me këtë veprim Thaçi do t'ia jepte goditjen e fundit fatale Kosovës dhe do ta shkatërronte plotësisht shtetin e Kosovës. Dhe, ky rrezik ende nuk ka kaluar, ky rrezik ekziston vazhdimisht përderisa Thaçi është president i Kosovës. Është detyrë mbi detyrat shkarkimi sa më i shpejtë i tij", tha Adem Salihaj për "Kosova Sot".

GURAZIU:KONFRONTIMI ME NDËRKOMBËTARËT

Analisti Ragip Guraziu po ashtu beson se vazhdimi i konfrontimit të Thaçit me miqtë ndërkombëtarë që ndihmuan në çlirimin e vendit dhe formimin e shtetit të ri do ta varrosë atë politikisht, por njëherësh do ta bëjë që të dështojë edhe plani i tij, që është plan ruso serb, për shkëmbim territoresh."Është shumë normale që tani gradualisht po mbetet Hashim Thaçi krejtësisht i vetmuar në idenë e tij për korrigjim të kufijve, gjegjësisht ndarje të Kosovës, dhe besnik vetëm ndaj Aleksandar Vuçiqit e Edi Ramës dhe agjentëve shqipfolës të tyre, të UDB-së. Kur e them këtë bazohem në zhvillimet e fundit diplomatike rreth Kosovës, sepse Hashim Thaçi mori grusht të rëndë nga SHBA-ja, përmes ambasadorit amerikan në Serbi, që theksoi se SHBA-ja nuk e mbështet idenë e përcaktimit të kufijve, me qëllim që të ketë shtete etnikisht të pastra dhe as agjentët rusë që veprojnë në territorin e Serbisë.Tanimë, pas kësaj deklarate, veç po nënkuptohet dhe kjo nuk do koment se Thaçi në njëfarë forme po e mbështet agjendën ruso-serbe, por jam i sigurt se këtu Hashim Thaçit do i hasë sharra në gozhdë, siç e thotë një fjalë e urtë popullore", theksoi Guraziu për "Kosova Sot".