Tahiri dhe Molliqaj përplasen për marrëveshjet e arritura në Bruksel

  • 03 September 2015 - 22:32
Tahiri dhe Molliqaj përplasen për marrëveshjet e arritura në Bruksel

Dardan Molliqaj nga Vetëvendosje dhe ministrja Edita Tahiri, janë përplasur në lidhje me temat që kanë trajtuar e që janë Asociacioni, marrëveshja për MSA’në dhe një sërë marrëveshjesh tjera të arritura në Bruksel

“Procesi i MSA-së nuk ka lidhje me integrime evropiane”.

“Ne për BE-në nuk jemi shtet dhe ne jemi të kushtëzuar me zbatimin e marrëveshjeve – nëse këto nuk zbatohen tërhiqet MSA-ja për Kosovën”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka thënë se fusnota nuk është shkrirë por është aktualizuar.

“Fusnota nuk është shkrirë si ka thënë Tahiri, por u aktualizua; e njëjta pati thënë se do të aplikojmë pa fusnotë ndërsa aplikon me fusnotë”, ka thënë Tahiri,  në emisionin “Zona B” të Klan Kosovës.

Ndërkaq ministrja Edita Tahiri ka kundërshtuar Molliqajn, duke thënë se arritja e të gjitha marrëveshjeve në Bruksel, janë në shërbim të qytetarëve dhe janë konfrom ligjeve dhe Kushtetuteve të Kosovës.