Gruevski pas tetë ditësh dërgohet në këtë burg

  • 20 October 2018 - 11:57
Gruevski pas tetë ditësh dërgohet në këtë burg

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski shumë shpejt pritet të jetë prapa grilave, kjo pasi Gjykata e Apelit në Shkup ka konfirmuar dënimin prej dy vitesh për keqpërdorim të detyrës zyrtare për blerjen e një “Mercedesi” për Qeverinë.

Apeli konfirmimin për dënimin ndaj Gruevskit e dërgoi në Gjykatën Penale, e cila ka autorizuar që i njëjti të dërgohet në burg pas tetë ditës (27 tetor, e shtune).

Ish-kryeministri pritet që dënimin prej dy vitesh ta vuaj në një burg i cili cilësohet me të burgosur të tmerrshëm. Bëhet fjalë për burgun e Shutkës (Shkup) lagje e komunitetit romë.

Vlen të theksohet se përveç Gruevskit, me vendim të plotfuqishëm me katër vite e gjysmë është dënuar edhe ish ndihmës-ministri në Ministrinë e brendshme, Gjoko Popovski për abuzim të pozitës zyrtare.

Kurse ish-ministrja e brendshme, Gordana Jankulloska u dënua me gjashtë vite burg.

(Kosova Sot)