Kush ia vuri nofkën demode “The Donald”, kandidatit republikan?

  • 03 September 2015 - 22:46
Kush ia vuri nofkën demode “The Donald”, kandidatit republikan?

Bëhet fjalë për një “shaka të brendshme”, e cila të bën të qeshësh çdo herë edhe nëse nuk e kupton në tërësi atë.

Kur ndokush e thotë atë me zë të lartë, sikur që ndodh shpesh këtyre ditëve, vetvetiu të vjen të qeshesh, transmeton Kosova Sot Online.

Prandaj, shtrohet pyetja si e mori Donald Trump këtë nofkë – The Donald - dhe pse ajo është bërë kaq e famshme?

Në maj të vitit 1989, revista “Spy” kishte botuar një artikull sensacional rreth Ivana Trump-it. Kjo grua e bukur me origjinë dhe theks të fortë çek, burrit të saj i referohej si “The Donald” (në anglisht para emrave të njerëzve nuk përdoret fjala “the”). Në këtë artikull flitej për shumë rrena, të cilat Donald i kishte thënë rreth gruas së tij: se ajo ishte skitare olimpike, ish-top modele e Kanadasë, etj, por në të njëjtën kohë e paraqiste si shefe të paaftë ekzekutive të hoteleve dhe kazinove të tij. Por, që të gjitha këto mbetën nën hijen e asaj sesi Ivana i referohej burrit të saj, kështu që, nga ai moment e tutje, nofka e Donald Trump-it mbeti “the Donald”. Pse Ivana e përdorte pa vend fjalën “the”?

Image

Trump: “Nuk më duket nofkë e keqe”

Njëzetegjashtë vjet më vonë, Ivana shpjegon se kjo ishte thjesht shenjë e mosnjohjes së gjuhës angleze nga ana e saj.

“Sikur edhe për shumë njerëz të tjerë, anglishtja nuk është gjuha ime amtare, ajo nuk është gjuha ime e parë, por e... katërta”, shkroi ajo në një mesazh. “Pasi që erdha të jetoja në Nju Jork, mu desh që të filloja ta mësoja anglishten, thuajse nga fillimi”.

E vetë “The Donald” qeshet dhe thotë se nuk ka rrugëdalje tjetër, pos ta pranojë atë nofkë. “Nuk më duket nofkë e keqe. Më shumë më duket si emër përkëdhelës”, thotë ai.

Njerëzit shumë të veçantë gjithmonë janë burim i kontroverseve dhe po, Ivana Trump është një zonjë e veçantë. Veçantia e saj shihet çdo kund: në “garniturën” e saj të dhëmbëve të bardhë, në raportin e saj të “kohëve të shkuara” me burrin e saj, Donald, etj. Sa i përket prirjes së saj që ta vejë parashtesën “the” para emrave të njerëzve, thuhet se, një ditë, derisa ishte duke e kërkuar Richard Dick Wilhelmin, një punëtor të administratës, ajo hyri në zyrë dhe, me seriozitetin më të madh, tha: “Ku është “the Dick” (në anglisht: organi mashkullor). Kam nevojë të menjëhershme për “the Dick”-un!

Image

Pse kjo nofkë konsiderohet kaq qesharake.

E themeluar në vitin 1986, revista “Spy” tanimë ishte e famshme për sulmet e saj ndaj kulturës së të famshmëve në Nju Jork, ku Trump ishte cak i preferuar i sulmeve të saj. I ri sikur që ishte, autori i artikullit rreth Ivana Trumoit, Van Meter, nuk mund ta dinte sesa përshtypje do të bënte artikulli në fjalë. Ai në fakt thotë se ngjyrën qesharake artikullit ia dhanë redaktorët e revistës “Spy”. Shumë shpejt edhe revistat e gazetat e tjera filluan që Trumpin ta quanin “The Donald”.

Kjo storie u bë edhe më e popullarizuar një vit më vonë, pas ndarjes së stuhishme të Donaldit dhe Ivanës, gjë që u bë njëra nga ngjarjet më të mëdha të të famshmëve gjatë viteve 1990.

Deri në fund të dekadës, kjo frazë ishte aq e popullarizuar, sa që Trumpët filluan që të luftonin rreth saj: Në vitin 1999, Ivana bile tentoi që t’i merrte të drejtat mbi emrin “The Donald”, për ta përdorur atë për një linjë losionesh, kolonjës dhe produkteve të tualetit. Kjo e tmerroi Donaldin, i cili bëri kundër-kërkesa dhe, në fund, që të dy hoqën dorë nga kërkesat e tyre. Kështu, tani “The Donald” nuk i përket askujt, pos atyre që duan të bëjnë tallje me të. Më pas, shtrohet pyetja pse kjo nofkë konsiderohet kaq qesharake. Ndoshta për faktin se tingëllon si titull fisnik, për një njeri i cili, të paktën deri më tani, nuk ka shumëçka fisnike në veten e tij.

Kush tjetër do të mund të dilte me një gjë të tillë, si “The Donald”?  “Kjo ishte qesharake për shkak se vinte nga goja e Ivanës”, thotë Van Meter. “Askush nuk mendon më për të, por dikur ajo ishte një personazh i madh në kulturë... Theksi i saj çek ishte shumë tipik”.

(Kosova Sot)