Ferati: Mitrovica e Jugut e diskriminuar, do ta lakmojë zhvillimin e veriut (Video)

  • 03 September 2015 - 23:08
Ferati: Mitrovica e Jugut e diskriminuar, do ta lakmojë zhvillimin e veriut (Video)

​Qytetarët e jugut të Mitrovicës, nuk përfitojnë asgjë nga marrëveshjet e Brukselit, thotë Sadri Ferati.

Deputeti Sadri Ferati ka folur lidhur me Asociacionin, koalicionin LDK-AKR në Mitrovicë, dhe heqjen e barrikadave në veri.

I ftuar në emisionin Rrokum Rroll Sadri Ferati tha se Ura e Ibrit ishte loje e politikes ekstreme. Ai tha se është tepruar me punën e Ibrit, sepse ka pas lëvizje, por nuk ka pasur siguri dhe heqja e barrikadave nuk do të sjellë siguri për shqiptarët.

Ferati foli edhe për dyshimet e prishjes se koalicionit LDK-AKR në Mitrovicë.

Ferati tha se nuk ka njoftim zyrtar për prishje te koalicionit.

“Ekzistojnë pakënaqësi por duhet të ulemi e të bisedojmë”, ka thënë ai. 

Emisioni i plotë: