Babai shkon të takojë djalin në burg, me vete merr edhe drogë, por e pëson

  • 20 October 2018 - 17:59
Babai shkon të takojë djalin në burg, me vete merr edhe drogë, por e pëson

Policia e Fierit vuri në pranga një 59-vjeçar, pasi tentoi t’i dërgonte djalit një sasi hashashi brenda ambienteve ku vuan dënimin.

Sipas policisë ai kishte shkuar të vizitonte djalin në burg, ndërsa drogën e kishte fshehur në trup.

“Më datë 19.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.S. vjeç 59, banues në Fier, sepse në ambientet e IEVP Fier, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 13.60 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, të cilën dyshohet se ja kishte sjellë djalit të tij që vuan dënimin aty. Nenet 283/1, 324/a dhe 286 të Kodit Penal.”

(Kosova Sot)