Aksion kundër lojërave të paligjshme fatit në Dragash

  • 20 October 2018 - 18:15
Aksion kundër lojërave të paligjshme fatit në Dragash
Inspektorati i komunës së Dragashit së bashku me njësitit anti-kontrabandë të Doganës së Kosovës, kanë kontrolluar dy lokale afariste në fshatin Brezne të Dragashit, nën dyshimin se në këto lokale po kryhen veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit me ç’rast janë konfiskuar gjithsej katër shtëpiza të kompjuterit të pa licencuara.

Në këtë lokacion një lokal me të dyshuarin mashkull, ishte i mbyllur. Kontrollimi ka vazhduar në fshatin Pllave- “Opoja Petrol”,ku janë konfiskuar dy shtëpiza të kompjuterit  të pa licencuara.

Ndërsa në fshatin Bellobrad, janë gjetur dhe konfiskua katër aparate të “Pokerit”. Nuk raportohet për të arrestuar.

(Kosova Sot)