Reagon edhe Kryeziu për rastin e djalit të Shpend Maxhunit, kjo është thirrja e tij

  • 20 October 2018 - 18:20
Reagon edhe Kryeziu për rastin e djalit të Shpend Maxhunit, kjo është thirrja e tij

Analisti, Ismet Kryeziu, ka përmendur disa nga ngjarjet aktuale në që po ndodhin në Kosovë. Ndër të tjera ka bërë thirrje të mos kalojë në heshtje rasti i djalit të Shpend Maxhunit, Shpëtimit.

“1. Djalit te ish shefit te Policise, tani shef i AKI -se Shpend Maxhunit, i gjendet droge dhe arme ne veture.

2. Deputeti i Kuvendit, akuzon dhe pretendon se kryprokurori i shtetit Aleksander Lumezi ka dhene para per ta vrare nje prokuror nga Prizreni.

3. Vasfije Krasniqi, pasi rrefen publikisht perjetimet e dhunes seksuale ne lufte, del se perdhunuesi i saj, ka sherbyer ne Policine e Kosoves”, ka shkruar Kryeziu.

Thotë se asnjë shoqëri s’do t’i linte në heshtje çështjet e numëruara më lartë.

“Keto ngjarje, ne sektorin e sigurise dhe te drejtesise, asnje shoqeri s’do ta linin ne heshtje dhe plotesisht indifirente, sikur neve!? Deri sa nuk sillemi si shoqeri, asnjehere s’do kemi shtet te se drejtës”, ka përfunduar ai.

(Kosova Sot)