Kush është atuja e fshehtë e Biden-it

  • 03 September 2015 - 23:35
Kush është atuja e fshehtë e Biden-it

Steve Ricchetti është njeriu i cili qëndron prapa zëvendëspresidentit dhe, me gjasë, kandidatit të vonshëm, të ardhshëm, presidencial. Ta mundësh Hillary Clinton-in do të jetë tepër e vështirë, Steve Ricchetti i ka thënë zëvendëspresidentit Joe Biden. Por, nëse me të vërtetë doni që të kyçeni në garën presidenciale, edhe atë me vonesë, duhet të bësh mbledhje, udhëtime, thirrje të donatorëve dhe çdo gjë tjetër. Ricchetti, shefi i stafit i zëvendëspresidentit, është forca që i udhëheq qëllimet e Biden-it rreth asaj se a do të garojë për president në vitin 2016, një garë primare, e cila do ta vendoste atë kundër kandidates kryesore, Hillary Clinton, transmeton Kosova Sot Online.

Gjendet në pozitë tejet të vështirë

Ricchetti e di se kundër kujt do t’i duhej të garonte, për shkak se ka luajtur në të kaluarën edhe për ekipin tjetër. Njëzet vjet më parë, derisa ishte ndihmës në Shtëpinë e Bardhë, ai ishte aq i afërt me, atëherë, zonjën e parë, sa që anëtarët e tjerë të stafit e quanin atë “Rodham Ricchetti''. Për këtë shkak, këtyre ditëve Ricchetti iu thotë njerëzve se gjendet në një pozitë shumë të vështirë. Lidhjet nuk kanë mundur të jenë më të ngushta: Ricchetti ka pasur lidhje të ngushta me të dy pjesëtarët e çiftit Clinton.  

I di pikat e dobëta të çiftit Clinton

Tani, ai është njeriu që bën plane se si shefi i tij aktual ta pengojë ish-shefen e tij që të hyjë në Shtëpinë e Bardhë. Por, kjo d.m.th. edhe se ai i di pikat e dobëta të çiftit Clinton. “Ai është mekanik”, thotë një mik dhe koleg i vjetër i Ricchetti-t, duke shtuar se mu një njeri i tillë tani i duhet zëvendëspresidentit. Ricchetti e di se Clinton-ët me gjasë kurrë nuk do t’ia falnin, nëse Biden do të vendoste që të garonte. “Mund të bëj be se Richetti është duke luajtur me dy karta”, thotë një njeri i afërt me të. “Ai dëshiron që të pëlqehet nga të gjithë”, përfundon shoku.

(Kosova Sot)