Jo të gjithë nxënësit janë furnizuar me libra
Edhe pse Ministria e Arsimit kishte premtuar se sivjet do t’i shpërndajë falas të gjithë librat për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Madje, prindërit nuk po gjejnë libra as për t’i blerë dhe si rrjedhojë nxënësit nëpër shumë lëndë po mësojnë me fotokopje.
Ndryshe, për blerjen e librave, janë ndarë 6 milionë euro.
(Kosova Sot)