Qeverisja skandaloze dhe oligarkike trondit Republikën

  • 04 September 2015 - 07:34
Qeverisja skandaloze dhe oligarkike trondit Republikën

Stabiliteti shtetëror, në rrezik

Kupa është mbushur, zemërimi qytetar mund të shpërthejë 

Marrëveshjet e dëmshme me Serbinë dhe Malin e Zi, drejtësia selektive, korrupsioni dhe jotransparenca e pushtetit, mund të nxisin trazira në Kosovë, vlerësojnë analistët kosovarë

Njohës të fushës së sundimit të ligjit dhe ekspertë të sigurisë, konsiderojnë se zhvillimet e fundit politike në vend, sjelljet e papërgjegjshme të kreut të shtetit dhe jotransparente në raport me interesat e shtetit për një kohë të gjatë, e që në fund rezultuan me nënshkrimin e marrëveshjeve, të cilat po kritikohen nga opinioni i gjerë publik, shoqëria civile dhe opozita, po e rrezikojnë stabilitetin e shtetit. Situata bëhet akoma edhe më e ndërlikuar me ngjalljen e pakënaqësive të qytetarëve në këtë klasë politike qeverisëse edhe për shkak të shumë veprimeve korruptive, kriminale të qeverisë aktuale, por edhe të trafikimit të drejtësisë dhe aplikimit të drejtësisë selektive. Eksperti për çështje të sigurisë, Naim Maloku, konsideron se paralajmërimet e qeverisë së Kosovës për vendosje të njëanshme të temës së asociacionit, informimi i mangët rreth hollësive që do të përmbajë procesi i demarkacionit me Malin e Zi janë dy çështje serioze, të cilat nëse nuk diskutohen hollësisht në Kuvend, sikur që e parasheh edhe Kushtetuta, por merr veprime të njëanshme nga ana e qeverisë, kalimin e tyre eventual vetëm me dekret qeveritar, atëherë arsyet e shoqërisë civile, dhe opozitës për ta ftuar popullin në protesta, e që mund të prodhojnë edhe trazira me shumë të panjohura, mund të kenë bazën e tyre të arsyeshme... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)