Ngjarjet më të rëndësishme sot në Kosovë

  • 21 October 2018 - 08:33
Ngjarjet më të rëndësishme sot në Kosovë

Shoqëria Civile në Ferizajt organizon MiniMaratonen "Vrapo për Tetorin", e cila mbahet për t’u sensibilizuar me të gjitha vajzat dhe gratë që janë të prekura me kancer të gjirit. (Ferizaj, ora 10:00)

Federata Atletike e Kosovës mban kampionatin e Kosovës në kros.( Germi, ora 11:00)

Dita e tretë e Festivalit të Rakisë vazhdon me punëtorin kreative, pjekja tradicone dhe bashkekohore e rakisë, cilësia dhe shija, krijimi i një brendi të rakisë, krijimi i një tregu të përbashkët. (Etnokompleksit të fshatit Kukaj, ora 12:00)     

Përfundon Kampionati i Kosovës në automobilizëm për vitin 2018. (Gjilan, ora 12:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 13:00)

Në kuadër të Festivalit të Teatrove në Ferizaj, jepet shfaqja “Le Pont” me regji të Simon Pitaqaj. (Ferizaj, ora 19:00).

 

(Kosova Sot)