“Ikni q...”, kapet personi që vrau shqiptarin në Australi, ofendimi ndaj mediave

  • 21 October 2018 - 10:54
“Ikni q...”, kapet personi që vrau shqiptarin në Australi, ofendimi ndaj mediave

Policia australiane bën me dije se ka arrestuar një person si të dyshuar për vrasjen e një shqiptari, i cili u gjet i pajetë javën e kaluar në Paraja.

Aaron Donald Carver, 35 vjeç, u arrestua në Queensland të premten dhe u akuzua për vrasjen e një 46-vjeçari shqiptar, trupi i të cilit u zbulua në një shtëpi në Carousel St, Para Vista, në 12 tetor.

Ai dyshohet se u vra diku mes mesnatës dhe mëngjesit të datës 9 tetor.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur për prishjen e pazareve të drogës.

Mjeti i tij u gjet në një rrugë të afërt dhe policia pretendon se shtatë burra janë parë teksa bëjnë zhvendosjen e kanabisit nga makina e viktimës në një makinë me ngjyrë të errët.

Ata gjithashtu pohuan se autorët ishin pjesë e një "grupi kriminal të bazuar në Murray Bridge"

Një dokument policor tregoi se Carver akuzohet për vrasje.

I veshur me një xhaketë të errët dhe T-shirt Carver ishte i prangosur dhe me kokën e mbuluar teksa transferohej përmes aeroportit.

Ai gjithashtu u tha mediave "f *** off".

Policia pritet të bëjë më shumë arrestime në lidhje me ngjarje.

 

(Kosova Sot)