Të shkretat gjyshe ç’iu panë sytë! Ja ç’ndodhi në qendrën e të moshuarave

  • 21 October 2018 - 11:36
Të shkretat gjyshe ç’iu panë sytë! Ja ç’ndodhi në qendrën e të moshuarave

Përparëse dhe papijon mbi muskujt e dukshëm, nuk është një festë beqarie por është darka pikante që kanë marrë 11 gjyshe në një qendër pritëse në Essex në Britaninë e Madhe. Ideja erdhi nga një prej të mysafirëve të Milton Lodge Shtëpia e pensionistëve në Colchester, Joan Corp, 89 vjeçe.

Kështu koordinatorja e aktivitetit Claire Martin i punësoi djemtë e palestruar të kompanisë “Hunks in Trunks”. Një mbrëmje e nxehtë në të cilën morën pjesë edhe disa të afërm, që u mbyll me një masazh final, për të thënë natën e mirë.

Doll Jenkins, më e moshuara e grupit me 99 vitet e saj iu tha kamerierëve hot në mbyllje të darkës që të mbanin të lirë ditën e ditëlindjes së saj të 100-të.

 

(Kosova Sot)