Mbi 20 mijë të papunë në Pejë

  • 04 September 2015 - 07:59
Mbi 20 mijë të papunë në Pejë

Kriza e thellë ekonomike në Kosovë

Fare pak prej listave arrijnë të gjejnë një vend pune

Bajram Demaj, drejtor i Qendrës së punësimit, shton se është e dhimbshme kur sheh nganjëherë, kur ndonjë ekonomist, apo jurist, me fakultet të mbaruar, detyrohen që për shkak të nevojave që kanë për të punuar, të shkojnë në rikualifikim në këtë qendër për instalues rryme, apo instalues uji, ose ndonjë profesion tjetër, ngase nuk po mund të punësohen në profesionet e tyre, për çfarë kanë mbaruar shkollimin

Papunësia po merr përmasa shqetësuese edhe në rajonin e Pejës. Bazuar në të dhënat që ka Qendra rajonale e punësimit në Pejë, rajoni ka një armatë të papunësh. Bajram Demaj, drejtor i kësaj qendre, thotë se numri i përgjithshëm i të evidentuarve si të papunë në rajonin e Pejës kap shifrën prej 20 mijë e 11 vetash, nga të cilët 9 mijë e 300 janë femra, kurse afro 14 mijë janë nga mosha 16-40 vjeçare, nga të cilët më përgatitje të lartë dhe superiore janë një mijë e 50 veta. Sipas Demajt, kjo shifër e punëkërkuesve mund të jetë më e lartë. Personat, të cilët janë të evidentuar si të papunë, janë numerikisht më së shumti të moshës se re dhe atë prej moshë 16- 40 vjeç janë të evidentuar 13 mijë e 952 apo afro 70% nga numri i përgjithshëm. Partneriteti me sektorin privat Ndërkaq, sa i përket strukturës kualifikuese, numri më i madh i të papunëve është i pakualifikuar dhe atë 9 mijë e 680 dhe më shkolla të mesme afro 10 mijë veta. Drejtori Demaj i ka thënë gazetës "Kosova Sot" se stafi i kësaj qendre është i angazhuar maksimalisht që të ndihmojë përmes ndërmjetësimit, që të punësojë këta persona, konform kërkesave që i bëhen kësaj qendre, apo kërkesave të tregut të punës. Ai thotë të kanë krijuar një bashkëpunim të mirë me sektorin privat ku ata gjatë këtij viti ia kanë dalë të ndërmjetësojnë në punësimin e 479 personave. Demaj shton se ka mungesë bashkëpunimi edhe me sektorin publik, i cili po ashtu e injoron Qendrën e punësimit. "Komuna i bie konkurset që i shpall tek ne, por më këtë mbaron çdo gjë, asnjëherë nuk kërkon nga ne mendimin për kuadrot, për të cilat shpall konkurs", ka thënë Demaj... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)