Për Moskën s'ka Maqedoni të Veriut, shteti mbetet "Republika e Maqedonisë

  • 21 October 2018 - 14:30
Për Moskën s'ka Maqedoni të Veriut, shteti mbetet

Moska zyrtare vazhdon përpjekjet e veta - tashmë dëshpëruese, pas sigurimit të dy të tretave nga ana e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev për ndryshimine Kushtetutës - për të kundërshtuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Pas tentimeve të pasuksesshme që ta pengoj rrugën euroatlantike, me përkrahjen e disa forcave antiperëndimore që organizonin demonstrata dhe publikisht i kërcënonin me jetë deputetët që do të votojnë për ndryshime kushtetuese, tash Rusia porosit se nuk e pranon ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

Pas votimit në Kuvend, nëpërmjet profit në rrjetin social “Twitter” të Ambasadës ruse, Rusia dërgoi një mesazh ku thotë se e ka pranuar njëherë Maqedoninë me emrin e saj kushtetues dhe se këtë qëndrim nuk do ta ndryshojë.

“Rusia e ka njohur Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues para më shumë se 26 vjetësh dhe nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj”, shkruan në profilin e Ambasadës ruse në Shkup.
 

(Kosova Sot)