I kërkon vëllait të kujdeset për vajzën 13-vjeçare, ai e përdhunon

  • 04 September 2015 - 08:47
I kërkon vëllait të kujdeset për vajzën 13-vjeçare, ai e përdhunon

Një ngjarje mjaft e rëndë është regjistruar rreth një muaj më parë në Vrion të Finiqit, por që është zbardhur vetëm një ditë më parë. Policia është vënë në kërkim të 40-vjeçarit Servet Muhaxhiri që akuzohet se ka përdhunuar vajzën 13-vjeçare të gruas së dytë të vëllait të tij.

Muhaxhiri jeton në Fushë-Krujë dhe ishte thirrur nga i vëllai rreth një muaj më parë, që të shkonte në shtëpinë e tij në Vrion. Ai i ka kërkuar ndihmë të vëllait që të kujdesej për vajzën e gruas së dytë të tij meqë për disa ditë do të udhëtonin drejt Tiranës.

Sipas burimeve policore 40-vjeçari ka hyrë natën në çadrën ku jetonte familja rome dhe e ka përdhunuar vajzën. Kjo e fundit e ka rrëfyer tek e ëma këtë ngjarje vetëm pak ditë më parë. Muhaxhiri, baba i tre fëmijëve dhe i divorcuar, është shpallur në kërkim.