Tetovari i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar, arrestohet në Qafë Thanë

  • 21 October 2018 - 17:45
Tetovari i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar, arrestohet në Qafë Thanë

Një tetovar i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në kalimin kufitar Qafë Thanë, në kufirin shqiptaro-maqedonas.

Bëhet fjalë për një banor të fshatit Dobroshtë, të Tetovës, pas të cilit Interpoli i Romës para njëmbëdhjetë vjet kishte lëshuar urdhër dhe i kërkuar për vepra penale në dy baza “për detyrim prostitucioni” dhe “kidnapim”.

“Personi Musli Halili (44), shtetas i Maqedonisë, është arrestuar gjatë hyrjes në kalimin kufitar Qafë Thanë pasi gjatë kontrollit të dokumenteve të tij në sistem, del se personi kërkohet me urdhër-arrest ndërkombëtar. Gjykata në Monca, Itali në qershor të vitit 2001 i ka shqiptuar masë paraburgimi, për kryerjen e veprave penale “për detyrim prostitucioni” dhe “kidnapim”, dhe më pas Interpol Rom ka lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar”, shkruan në kumtesën e komisionit rajonal të policisë nga Korça, nën kompetenca të së cilës është ky vendkalim.

Për arrestimin e tij është njoftuar zyra e Interpol Tiranë, e cila duhet të ndërmerr aktivitetet e mëtejshme për ekstradimin e tij në Itali.

(Kosova Sot)