UP konkurron në 3 projekte shkencore bashkë me Oxfordin e Bolonjen

  • 21 October 2018 - 18:06
UP konkurron në 3 projekte shkencore bashkë me Oxfordin e Bolonjen

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Gani Bajraktari, ka njoftuar se UP ka konkurruar në tri projektet për Horizon 2020, program ky i Bashkimit Europian për shkencë dhe inovacion.

Bajraktari ka treguar se bashkë me Universitetin e Prishtinës janë edhe universitete botërore si Oxfodrd, Karolinska e Bolonja.

“Pas një pune përgatitore gati dy-vjeçare, ia arrita që Universiteti i Prishtinës të jetë pjesë e konzorciumit të 3 projekteve të mëdha për Horizon 2020, programit më të madh të Unionit Europian për hulimtim shkencor dhe inovacion!”, ka shkruar Bajraktari, në një njoftim në Fb.

Ai ka treguar se këto tri projekte shkencore udhëhiqen nga Universiteti i Bolonjës, ndërsa Universiteti i Prishtinës është një nga 17 Universitetet pjesëmarrëse, nga të cilat edhe universitetet më prestigjioze, siç jan?, Oxfordi, Karolinska, Bolonja, etj!

“Ndihem shumë i nderuar dhe njëkohësisht i lumtur, për konsideratën e miqëve të mi ndërkombëtar që nderuan vendin tim, universitetin tim dhe mua personalisht, duke pranuar që të jemi pjesë e këtyre projekteve! Uroj që së paku një nga këto projekte të pranohet nga UE, sepse konkurenca për pranim në këtë program është tejet e lartë!”, ka njoftuar Bajraktari,i cili ishte shpallur shkencëtari i vitit më 2014

 (Kosova Sot)