Një numër i madh refugjatësh janë nisur për në Maqedoni (Video)

  • 04 September 2015 - 09:04
Një numër i madh refugjatësh janë nisur për në Maqedoni (Video)

“Stuhia e emigrantëve” janë titujt e mediave botërore që kanë njoftuar për ardhjen e një valë të refugjatëve të cilët janë nisur për në kufirin e Maqedonisë nga Greqia.

Shumë prej tyre mbërritën të mërkurën mbrëmë në Athinë dhe tashmë u drejtuan në drejtim të Maqedonisë dhe pritet që të arrijnë gjatë ditës së premte dhe pastaj të vazhdojnë në rrugëtimin e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Refugjatët me të madhe po vijnë Evropë, dhe liderët BE-ja në orët e vonta të ditës së enjte janë marrë vesh për një plan urgjent për akomodimin e më shumë se 160 mijë refugjatëve që momentalisht ndodhen në tërë hapësirën e BE-së,  transmeton TetovaSot.

Vetëm në muajin e fundit në Gjermani kanë arritur 104.460 emigrantë që kërkonin azil në vend. Gjermania konfirmoi se këtë vit ky numër do të arrijë deri në 800,000.