Detaje të reja rreth vdekjes së gazetarit të "The Washington Post"

  • 21 October 2018 - 18:53
Detaje të reja rreth vdekjes së gazetarit të

Gazetari i Washington Post Jamal Khashoggi u injektua me helm sapo ai hyri në konsullatën saudite dhe pastaj e dërguan në një dhomë, ku ishte një mjek. Kur ai nisi të presë një pulë, gazetari nisi të dridhej. Pastaj i dhanë edhe një dozë tjetër.

Gjatë kontrollit të ambienteve këtë javë, studiuesit turq argumentuan pozicionin e saktë brenda konsullatës saudite ku Jamal Khashoggi thuhet të jetë vrarë, tha një burim i afërt me hetimin për Al Jazeera.

“Audio incizimi i cili për hetuesit ishte pika kryesore e fillimit të hetimit konfirmoi se si Salah Muhammad al-Tubaigy, një mjek i specializuar për autopsi, nisi të presë trupin e Khashoggi menjëherë pasi ai u vra”, thotë ky burim. 

Gazetari saudit u zhduk më 2 tetor, kur ai hyri në Konsullatën e Arabisë Saudite për një certifikatë martese. Gruaja e tij ishte duke pritur jashtë, por ai nuk doli më. 

Të njëjtën ditë, 15 agjentë u panë të hyjnë në konsullatë, duke përfshirë një mjek me mish pule. Ai vuri kufjet në vesh dhe nisi të presë pulën: "Edhe ju duhet kështu”, transmetojnë mediat kroate. 

Edhe pse mediat e huaja raportuan se mjeku al-Tubaigy gazetarin filloi ta presë të gjallë, hetimet tregojnë se ai sapo kishte hyrë në konsullatë kishte marrë një dozë helmi, për ta dërguar më pas në dhomën ku ndodhej mjeku dhe agjentët. 

Por, kur nisën ta presin, Khashoggi filloi të dridhej dhe i dhanë edhe një dozë helmimi. Pastaj mjeku e preu copë-copë. Pas të gjithave, ai dhe agjentët e tjerë u kthyen në Arabinë Saudite.

(Kosova Sot)