Bëjnë përshëndetjen naziste në Auschwitz, 3 nxënëse rrezikojnë 3 vite burg

  • 21 October 2018 - 19:32
Bëjnë përshëndetjen naziste në Auschwitz, 3 nxënëse rrezikojnë 3 vite burg

Një fotografi e shkrepur në kampin e Auschwitz mund t’iu kushtojë shumë 3 minoreneve. Ato kanë pozuar duke bërë përshëndetjen naziste dhe për këtë rrezikojnë deri në 3 vite burg.

Në hyrje të kampit të vdekjes në Auschwitz  në Poloni, tre vajza të mitura në një ekskursion shkollor vendosën të shkrepnin një fotografi duke bërë përshëndetjen naziste.

Fotoja u publikua më pas në Instagram, por autorja e postimit, duke vërejtur rrëmujën e krijuar, e ka hequr atë menjëherë. Megjithatë, autoritetet polake i kanë identifikuar ato dhe tani rrezikojnë deri në tre vjet burgim.

“Ekipi menaxhues i ka kërkuar prokurorisë të hetojë apologjinë e nazizmit dhe përbuzjen e memorialit” ka bërë të ditur për mediat polake Bartosz Bartyzel, zëdhënës i muzeut Auschwitz.

 

Një sjellje e tillë është shokuese dhe e tmerrshme. Edukimi dhe dhe ndjeshmëria ndaj fatit tragjik të të gjitha viktimave të Auschwitz  janë shumë të rëndësishme”, thotë ai.

Në Poloni nuk ekziston ndonjë ligj specifik që ndalon apologjinë e nazizmit apo fashizmit.

Sidoqoftë, ata që ndjehen të ofenduar nga gjesti i tre vajzave kërkuan që legjislacioni që dënon ata që përhapin urrejtjen të zbatohet, për të cilët ekziston dënimi deri në tre vjet burg. Kjo nuk është hera e parë që ndodhin incidente të tilla.

Në vitin 2017, një grup studentësh suedezë u gjobit për disa komente të papërshtatshme gjatë vizitës në muze.


(Kosova Sot)