Prokuroria jep detaje për tentim vrasjen në Pejë

  • 21 October 2018 - 21:40
Prokuroria jep detaje për tentim vrasjen në Pejë

Prokuroria Themelore e Pejës ka parashtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit me kohëzgjatje prej një muaji për dy persona të cilët ishin të përfshirë në përleshjen e cila kishte përfunduar edhe me tentim vrasje.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 17:20 në qytetin e Pejës, ku njëri nga të dyshuarit në këtë përleshje kishte përdorur edhe armë zjarri.

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, njëri nga të ndalurit dyshohet për tentim vrasje, ndërsa tjetri për lëndime trupore.

“Mund të ju konfirmojmë se Prokuroria Themelore e Pejës ka ndaluar dy persona për të cilët ka parashtruar edhe kërkesën për caktimin e paraburgimit me kohëzgjatje prej një muaji, pra njëri është i dyshuar për tentim-vrasje dhe tjetri për lëndime trupore”, ka thënë Nikçi.

Ndryshe, sipas policisë, njësitet relevante janë duke e hetuar rastin, përderisa të dyshuarit po mbahen në ndalim policor.

 

(Kosova Sot)