Politikani britanik: Siriani i vogël vdiq nga babëzia e prindërve të tij!

  • 04 September 2015 - 09:36
Politikani britanik: Siriani i vogël vdiq nga babëzia e prindërve të tij!

Fotoja e një fëmije sirian, trupi i të cilit u nxor nga deti në një plazh turk, është më e komentuara si në rrjetet sociale apo edhe në mediat ndërkombëtare.

Ka shumë debat nëse fotoja e vogëlushit sirian Aylan Al-Kurdi, duhet publikuar apo jo, ka po ashtu shumë revoltë në rrjet për situatën e vështirë të refugjatëve sirianë.

Por, një politikan britanik, ish- kandidati i UKIP, një parti euroskeptike britanike, tha se familja e refugjatit të vogël ishte e babëzitur në kërkim të një jete të mirë.

“Siriani i vogël ishte i veshur mirë dhe i ushqyer mirë. Ai vdiq për shkak se prindërit e tij ishin të babëzitur pas një jete të mirë në Europë,” shkroi Peter Bucklitsch. Në faqen e tij në "Twitter" ai shton: “Turqia nuk është një vend ku familja e tij ishte në rrezik. Të largohesh prej atje e vendos familjen në rrezik”, transmeton Shekulli.

Pas një shpërthimi zemërimi online dhe pas disa orësh, llogaria e tij në “Twitter” u fshi.