Nxënësi rrëzon një gotë me ujë në Shtëpinë e Bardhë, por shihni reagimin e Melania Trumpit

  • 22 October 2018 - 10:11
Nxënësi rrëzon një gotë me ujë në Shtëpinë e Bardhë, por shihni reagimin e Melania Trumpit

Përderisa zonja e parë amerikane, Melania Trump, po diskutonte me disa nxënës në Shtëpinë e Bardhë, njëri prej tyre aksidentalisht rrëzon një gotë me ujë nga tavolina afër saj.

Megjithëse, nxënësi brengoset për atë që bëri, Trump sillet në mënyrën më të mirë me të, duke e relaksuar.

“Mos u brengos, është thjesht ujë”, i thotë ajo nxënësit.

Trump po diskutonte me disa nxënës të shkollave të larta fillore.

Ajo thotë se do të ndihmojë çdo nxënës në synimet e tyre, përderisa inkurajon ata që të flasin për përpjekjet dhe triumfet e tyre.

(Kosova Sot)