Arrestimet në Shqipëri, reagon ambasadori i BE-së në Tiranë

  • 22 October 2018 - 10:45
Arrestimet në Shqipëri, reagon ambasadori i BE-së në Tiranë

Në lidhje me operacionet e policisë ditën e djeshme reagoi edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Në një postim në Twitter, ai inkurajon operacionin anti-drogë të ndërmarrë në disa qytete të Shqipërisë.

"Ne mirëpresim operacionin masiv të ndërmarrë sot në disa qytete nga policia e Shqipërisë.

Të luftojmë kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës në Shqipëri është prioritet i Bashkimit Europian.

Presim që ndjekjet penale dhe dënimet të vazhdojnë me rezultate të qëndrueshme” , shkruan Soreca.

Gjatë ditës së djeshme në operacione masive në mbarë vendin u vunë në pranfa dy ish- deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Çuko.

Ndërsa pati edhe arrestime të tjera si tre vëllezërit Avdyli, të njohur edhe si të fortët e Shijakut.

Të arrestuar janë vëllezërit Astrit Avdyli, Flamur Avdyli dhe Shkëlqim Avdyli, kushëriri i parë, Jasim Avdyli së bashku me H. Hoxha, të dënuar në Turqi për trafik heroine dhe mbi 20 persona të tjerë mes tyre Fatos Llaftiu dhe Shaqir Gjepali.

 

(Kosova Sot)