RENEA e FNSH në kërkim të Balilit, asnjë gjurmë nga “Eskobari i Ballkanit”

  • 22 October 2018 - 10:51
RENEA e FNSH në kërkim të Balilit, asnjë gjurmë nga “Eskobari i Ballkanit”

ETLEVA DELIA/ Asnjë gjurmë nga i ashtuquajti “Eskobari i Ballkanit” deri ne oret e mengjesit te sotem.

Disa ditë më parë, gjatë një takimi në Ministrinë e Brendshme me drejtues të Policisë së Shtetit, Kryeministri Edi Rama u kujtoi atyre faktin që Klement Balili nuk ishte arrestuar ende.

[balili1] Prej tri ditësh, Policia nisi “gjurmimin” e Balilit, me kontrolle fillimisht në Shkodër, ku ishte informacioni i parë, ndërsa mbrëmjen e djeshme në Sarandë.

Burime nga Policia thanë se forcat speciale RENEA dhe ato FNSH kanë nisur një operacion në fshatin Stjar në Sarandë, ku dyshohet se fshihet i shumëkërkuari Klement Balili.

Kishte të dhëna se Balili mund të jetë i strehuar në atë zonë, ndërsa ka pasur disa sinjalizime që mund të çojnë në lokalizimin e vendndodhjes se tij.

Por deri në orët e vona, operacioni nuk ka pasur një rezultat konkret në lidhje me arrestimin e personit që konsiderohet si më të kërkuarit në vend.

(Kosova Sot)