Eshtrat e Mit’hat Frashërit së shpejti në atdhe, Bashkia e Tiranës nis ndërtimin e memorialit

  • 22 October 2018 - 10:52
Eshtrat e Mit’hat Frashërit së shpejti në atdhe, Bashkia e Tiranës nis ndërtimin e memorialit

Mit’hat Frashëri publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare, politikan, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, do të prehet në Atdhe pranë Vëllezërve Frashëri në Parkun e Madh.

Bashkia e Tiranës ka nisur punë për ndërtimin e memorialit dhe rigjenerimin e zonës përreth me bimësi e gjelbërim dekorativ.

mit

Ceremonia shtetërore e kthimit në atdhe të eshtrave do të organizohet gjatë javës përkujtimore të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, e cila përkon me një nga kremtimet madhore të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

mithatfrasheri-e1466337071501

Mit’hat Frashëri lindi në Janinë në vitin 1880. Aktualisht eshtrat e tij prehen në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës aty ku ai ndërroi jetë në vitin 1949.

Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë nderimit të ngjarjeve dhe personaliteteve të kombit tonë. Gjatë këtyre tre viteve janë rehabilituar shumë prej monumenteve dhe lapidarëve në të gjithë qytetin, që ishin lënë në mëshirë të fatit.  

(Kosova Sot)