Mot i ligë në Itali

  • 22 October 2018 - 11:12
Mot i ligë në Itali

Italia përfshihet nga moti i keq. Shira të fortë ranë pasditen e së dielës në Catanese, duke shndërruar rrugët në lumenj, shkruan Tgcom.it.

I njëjti fat ishte edhe për kryeqytetin, Romën, ku ra edhe një stuhi e fortë breshri.

Pati ndërhyrje të policisë vendase për t’u ardhur në ndihmë shoferëve të bllokuar në mjetet e tyre për shkak të rrugëve të përmbytura.

Në Milano dhe Riminese pati stuhi. Zjarrfikësit kanë marrë telefonata të ndryshme për pemë që rrëzoheshin në tokë në jug të qytetit.

Më pas, vorbulla u spostua në qendër të tij.

Në Romë rrugët u kthyen në lumenj, e përmbytur edhe bazilika San Sebastiano. Në disa raste, niveli i ujit në rrugë arriti edhe gjysmë metri.

Disa stacione metrosh janë mbyllur në Romë, ndërkohë që drejtuesit e makinave ishin ngjitur mbi çatitë e mjeteve të tyre për të shpëtuar. Në rrugën “Palmiro Togliatti”, në lindje të kryeqytetit niveli i ujit arriti thuajse një metër.

(Kosova Sot)