Pejë, diskutohet për bashkëpunimin polici - prokurori

  • 22 October 2018 - 12:09
Pejë, diskutohet për bashkëpunimin polici - prokurori

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, ka vizituar pesë stacione policore të Pejës, Klinës, Istogut, Deçanit dhe Junikut, që janë nën kompetencë të kësaj prokurorie, me ç’rast është takuar me komandantët dhe shefat e hetimeve.

Gjatë këtyre takimeve u diskutua për problemet aktuale në rajonin e Pejës, por edhe dukurive kriminale që janë karakteristike nëpër stacionet policore përkatëse.

Gjithashtu, u dakordua që me prioritet të trajtohen raste kur i dyshuari gjendet në ndalim policor, për procedurat e sekuestrimit dhe rastet e recidivizmit. Në këtë kontest u diskutua edhe për avancimin e bashkëpunimit në relacionin polici - prokurori.