Vdes në mal një person në Podujevë

  • 22 October 2018 - 12:12
Vdes në mal një person në Podujevë

Policia e Kosovës nga rajoni i Podujevës ka raportuar se një person ka ndërruar jetë derisa i njëjti aksidentalisht ishte duke prerë dru në malin e fshatit, shkruan Express.

Si pasojë, viktima ka pësuar disa lëndime trupore si dhe ishte dërguar për në emërgjencën e Poujevës. Por aty, sipas policisë vetëm është konstatuar vdekja e personit në fjalë.

Trupi është dërguar në Mjekësinë ligjore për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë për këtë rast:

Fshati Bellosicë, Podujevë 21.10.2018-14:25. Informohet se derisa viktima mashkull K/Shqiptar kishte qene duke prere dru ne pyll aksidentalisht ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Podujevës ku nga mjeku është konstatuar vdekja e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në institutin e Mjekësisë ligjore për obduksion.

(Kosova Sot)