Haradinaj: Kosovës i duhen 10 vjet për tu bërë me ushtri!

  • 22 October 2018 - 13:03
Haradinaj: Kosovës i duhen 10 vjet për tu bërë me ushtri!

Kryeministri Ramush Haradinaj sot ka folur për studentëve të Universitetit Amerikan të Kosovës për procesin e transformimit të FSK-së.

Haradinaj ka thënë se do të duhen dhjetë vjet punë deri në kompletimin e Ushtrisë së Kosovës, proces që ka nisur ditë më parë me votimin e tre projektligjeve në kuvendin e Kosovës.

Kryeministri ka thënë se FSK jo domosdoshmërish do të ketë pjesëtarë rezervë dhe se plani është që ushtria të ketë pesë mijë pjesëtarë.

Miratimi i projektligjeve për ushtrinë sipas Haradinajt është bërë në pajtim me të drejtën si vend i pavarur dhe se ka theksuar se janë gënjeshtra ato se Ushtria e Kosovës do të paraqesë rrezik për rajonin. Më tej ai ka thënë se ushtria nuk do të paraqesë problem as për zhvillimin e dialogut me Serbinë në Bruksel.


(Kosova Sot)