KELMENDI: SHPEND MAXHUNI ËSHTË THJESHT VEGËL E HASHIMIT!

  • 22 October 2018 - 13:05
KELMENDI: SHPEND MAXHUNI ËSHTË THJESHT VEGËL E HASHIMIT!

Sipas prof. të së drejtës, Muhamet Kelmendi, çështja e Shpend Maxhunit si person dhe të djalit të tij, që ka rënë në kundërshtim me ligjin, duke kryer disa vepra penale, është çështje domethënëse."Si në përcaktimin e personaliteteve në udhëheqje, ashtu edhe të krimit në nivel të lartë. Në fakt Shpend Maxhuni nuk i plotëson kushtet moralo-politike për të qenë në pozita udhëheqëse. E ai ishte një kohë të gjatë drejtor i Policisë së Kosovës dhe tash drejtor i AKI-së. Personi apo subjekti fizik që nuk ka kushte moralo-politike, që lidhet familja e tij, sidomos babai me punën e UDB-së, nuk është adekuate për punën e tillë. Nuk them se duhet dënuar për veprën e dëmshme të babait, por kurrsesi nuk lejohet në organet themelore të shtetit dhe atë në pozitat kyçe. Kjo është kapje e shtetit. Tash po shihet në veprat penale të të birit se çfarë ndikimi ka ky njeri në politikë dhe vegël e kujt është. Thjesht, i Hashimit. Sikurse mos të ishte kështu, ky do të largohej nga drejtori kur 5 turqit i deportuan në Turqi. Nuk mundet askush të deportohet pa polici. Është policia e Shpendit që i deportoi. Ky fakt tregon se sa ka ndikim dhe me kë punon. I biri u kap. Veprat penale ekzistojnë. Duhet të burgosur dhe të dënohet nga gjykata, nëse konstatohet vepra. Në të kundërtën kemi vepër të re penale nga Shpend Maxhuni dhe kompetentët në Policinë e Kosovës", theksoi Kelmendi për "Kosova Sot"

 

(Kosova Sot)