Maqedoni: Sot një javë gati amendamentet për ndryshimet kushtetuese

  • 22 October 2018 - 13:04
Maqedoni: Sot një javë gati amendamentet për ndryshimet kushtetuese

Ndonëse Qeveria ka 15 ditë afat për propozimin e amendamenteve,  nga burime brenda LSDM-së mësohet se të hënën e ardhshme amendamentet do të jenë gati.

Përveç 4 amendamenteve të paralajmëruara, do të shtohet edhe amendamenti i 5-të nga opozita, me të cilin synohet rregullimi i çështjes së kombësisë dhe identitetit në Kushtetutë.

Ky informacion nuk është konfirmuar as demantuar nga opozita.

Pas debatit në komision, në fazën e shqyrtimit me amendamente do të ndërhyjë edhe opozita shqiptare.

 

(Kosova Sot)