Dështon seanca në Kuvendin e Drenasit
Kuvendi Komunal i Drenasit ka dështuar të mbajë seancën e jashtëzakonshme për të diskutuar kërkesën e opozitës për shfuqizimin e vendimit për mbylljen e tri shkollave në Abri, Godancë dhe Gjergjicë.
Ky rend i ditës nuk u mbajt pasi 16 asamblistë të PDK-së votuan kundër.
Shqipe Zogu, këshilltare në Kuvendin Komunal të Drenasit, bëri thirrje që të votohej kundër kësaj pike.
(Kosova Sot)