Një stuhi e tmerrshme godet Italinë

  • 22 October 2018 - 13:31
Një stuhi e tmerrshme godet Italinë

Rrugët e Romës ishin të përmbytura, njerëzit depërtonin nëpër akull për të shpëtuar.

Gjatë fundjavës së kaluar qytetin e Romës e ka goditur një stuhi katastrofale. Për shkak të shirave të mëdha dje ishin përmbytur rrugët dhe stacionet e metrosë.

Romën e ka goditur edhe breshëri i cili solli deri te kaosi nëpër rrugë, për shkak të cilit njerëzit ishin të detyruar t’i braktisin veturat e tyre të cilat i kishin lënë në mes të rrugëve.

Mediet kanë transmetuar se stuhia i ka rrëzuar pemët dhe se plehu ka notuar nëpër rrugët e përmbytura.

Transportuesi publik i qytetit në Romë “ATAC” ka mbyllur katër stacione të metrosë për shkak të përmbytjeve.

Kryebashkiakja e Romës Virginia Ragi ka theksuar se ekipet për intervenim të shpejtë kanë punuar gjatë gjithë natës, në mënyrë që gjithçka të kthehet në normale.

 

 

(Kosova Sot)