Ministri Shala apel bizneseve të mos importojnë lodra jashtë standardeve të BE-së

  • 22 October 2018 - 14:00
Ministri Shala apel bizneseve të mos importojnë lodra jashtë standardeve të BE-së

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka thënë se shumë shpejt do të asgjësohen lodrat e konfiskuara që pas analizave në Holandë kanë dal të jenë jashtë standardeve.

Shala ka apeluar tek tregtarët që të importojnë lodrat që janë me standarde të Bashkimit Evropian dhe nuk janë të dëmshme për shëndetin e fëmijëve.

“Ne kemi marr masat dhe i kemi bllokuar të gjitha sasitë e lodrave që kanë rezultuar si të dëmshme. Ne jemi duke pritur leje mjedisore nga Ministria e Ambientit dhe shumë shpejt do a marr vendimin për asgjësimin e lodrave. Njëkohësisht shfrytëzoj rastin që të kërkoj nga të gjithë importuesit që të mos sjellin lodra që janë jashtë standardeve të Bashkimit Evropian. Ideja imë nuk është dëmtimi i bizneseve, tregtarëve apo importuesit e lodrave, por kërkoj nga ta të importojnë lodra të standardeve evropiane”, ka theksuar ministri Shala.

Ministri Shala ka thënë se inspektimet ndaj lodrave, por edhe produkteve tjera do të shtohen, që sipas tij, janë pjesë e prioriteteve të MTI-së.

“Inspektimet do të vazhdojnë edhe do të jenë më të shpeshta se që kanë qenë deri më tani, dhe në inspektime do të marr pjesë edhe vet. Por kërkoj edhe një herë nga të gjithë importuesit që në Kosovë të importojnë produkte që i plotësojnë standardet e Bashkimit Evropian. Me këtë formë e ruajmë të ardhmen e fëmijëve dhe të vendit tonë”, ka thënë Shala.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka dërguar para disa muajve për analizë 15 lodra, që 12 nga to nuk i kanë kaluar testet e përdorimit.

 

(Kosova Sot)