Haradinaj: Nuk e di pse UNMIK-u duhet të mbes këtu

  • 22 October 2018 - 14:02
Haradinaj: Nuk e di pse UNMIK-u duhet të mbes këtu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se shkarkimi i ministrave është politik, derisa ka theksuar se ish-ministri i Punëve të Brendshme është hequr pasi ka shkelur Kushtetutën duke i ekstraduar gjashtë persona në Turqi, pa e njoftuar dhe pa e pyetur kryeministrin.

Ai këto komente i bërë në një ligjëratë në AUK, me temën “Transformimi i FSK-së”, nga ku ka bërë thirrje pjesëtarëve serbë në FSK, që mos t’i lëshojnë detyrat sepse ka plot serbë që po kërkojnë të bëhen pjesë e FSK-së.

“Kam takuar vet qytetarët serbë si kadetë te ri. Ju thërras mos i pranoni këto presione. Ju them mos i lëshoni detyrat e juaja sepse ka plot serbë që po kërkohen të bëhen pjese e FSK-së. Nuk i kemi bërë publike për të mos u bërë target i presioneve. Të dhënat personale të tyre do te ruajmë me kujdesin me të madh”, ka thënë ai.

Kurse, sa i përket UNMIK-ut, tha se kanë menduar që do të jetë urë lidhëse me OKB-në por nuk po ndodhë kështu.

“Edhe EULEX-i ka ndryshuar mandat, nuk e di pse UNMIK-u duhet të mbes këtu”, thënë ai.

 

(Kosova Sot)