Daçiq tregon nëse Kosova do të anëtarësohet në Interpol

  • 22 October 2018 - 14:37
Daçiq tregon nëse Kosova do të anëtarësohet në Interpol

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq deklaroi sot se nuk pret që Kosova të bëhet anëtare e Interpolit.

“Anëtarësimi kërkohet nga dy të tretat e shumicës. Pres që vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, nuk votojnë. Kosova nuk ka dy të tretat e votave”, tha Daçiq.

Pa një zgjidhje të statusit të Kosovës, sipas tij, anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare nuk është e mundur.

"Kosova dëshiron që përmes anëtarësimit të tregojë se çështja e statusit është zgjidhur dhe për këtë arsye ne jemi kundër", tha ai.

 

(Kosova Sot)